Mesfushori i Napolit në radarët e Liverpool

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka pikasur mesfushorin e Napolit i cili është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë. Spanjolli do ti kushtonte Liverpoolit rreth 80 milion euro.

Të kuqtë, megjithatë, pritet të përballen me konkurrencë të fortë në treg për mesfushorin e talentuar spanjoll.

Sipas mediave në Angli, Ruiz është synimi kryesor i Kloppit në verë dhe klubi është i gatshëm t’ia paguajë Napolit rreth 80 milionë euro për të.

23-vjeçarit i është ofruar mundësia ta zgjatë kontratën në San Paolo, por ai po ngurron t’ia përkushtojë të ardhmen klubit italian duke u pajtuar për kontratë të re dhe është duke e vonuar vendimin për këtë deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, Liverpooli nuk do ta kishte të lehtë blerjen e Ruiz gjithsesi.

Kjo pasi të kuqtë pritet të përballen me garë të fortë nga Real Madridi, Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester United, për shërbimet e tij.


Shtuar 22.03.2020 07:55