“Nuk ia doli dot”, e ëma e moderatorit të famshëm vdes nga COVID-19 (FOTO LAJM)

Të martën që lamë pas, moderatori i famshëm italian, Piero Chiambretti dhe nëna e tij e moshuar, Felicita, mbërritën me ambulancë në spitalin Mauriziano në Torino.

Ata kishin rezultuar pozitivë ndaj virusit vdekjeprurës Covid-19.

Megjithatë, askush prej tyre nuk ishte në gjendje të rëndë, ndërsa u izoluan dhe iu nënshtruan mjekimeve të nevojshme.

Mirëpo, pas disa ditësh betejë me virusin, mamaja e moderatorit ka ndërruar jetë.

Ajo s’ka mundur t’i bëjë ballë më gjatë epidemisë dhe ka humbur jetën në moshën 84-vjeçare.

Lajmin e hidhur e dha aktorja e njohur Vladimir Luxuria, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për mamanë e Piero-s, Felicita. Ajo nuk ia doli dot.”-ishin fjalët e saj në postim.

Ndërkohë, moderatori po qëndron ende në spital, në kujdesin e mjekëve.


Shtuar 22.03.2020 07:53