Manchester City i gatshëm të shesë yllin e skuadrës, gjigandët e Serie A gati të nënshkruajnë

Manchester City është i hapur të shesë sulmuesin brazilian Gabriel Jesus.

22 vjeçari nënshkroi për Cityn në vitin 2017, duke u konsideruar si një zëvendësim i Sergio Agueros, që në korrik mbush 32 vjet.

Sidoqoftëm, forma e mirë e Agueros në ‘Etihad Stadium’, ka dhënë pak shenj për zëvendësuesin e tij, që ka qenë startues vetëm 13 herë këtë sezon në Premierligë.

Shkaku i këtyre kufizimeve, është Juventus që po tenton të josh brazilianin, për të cilin kanë dërguar edhe skautë për të vëzhguar paraqitjet e tij.

Guardiola mbetet një admirues i madh i Jesus, të cilin vazhdon ta sheh si pasues të Agueros. Por spanjolli ka një qasje ndryshe për largimet e lojtarëve.

Ai, do të veprojë njëjtë si me rastin e Leroy Sane, duke e lënë në dorën e lojtarit vendimin për të ndërruar skuadër.


Shtuar 4.03.2020 08:17