Diego Godin është gjithnjë e më larg Interin, me burimet në Francë që pretendojnë se mbrojtësi po kërkohet Lyon.
34 vjeçari u transferua tek Inter verën e kaluar, pas nëntë vitesh te kaluara tek Atletico Madrid.
Të lidhura
None found
Ai ka bërë 25 paraqitje për Interin këtë sezon, por ka mbetur jashtë planeve të Antonio Contes, që po i beson çdo herë e më shumë mbrojtësit Alessandro Bastoni.
Sipas RMS, Lyon janë të interesuar për transferimin e Godin këtë verë.
Inter nuk duken të interesuar të mbajnë Godin, por problemi i Lyon mund të jetë paga e lartë e lojtarit prej 5.5 milionë euro./
