Revoltohen tifozët e skuadrës së njohur në Serie A, kërkojnë largimin e presidentit

Sezoni zhgënjyes ka revoltuar në maksimum tifozët e Torinos.

“Granatat” kanë shpalosur një banderolë kundër presidentit të klubit Urbano Kairo duke kërkuar largimin e tij.

“Cairo largohu!”, dhe “Loja mbaroi!” u vendosën në rrugët e qytetit të Torinos nga ultrasit e kësaj skuadre.

11 fitore, 6 barazime dhe 19 humbje është bilanci negativ i Torinos.


Shtuar 26.07.2020 18:40