Nuk ka më dyshime, Muriqi niset për në Itali

Tashmë ka marr fund gjithçka sa i përket spekulimeve për transferimin e Vedat Muriqit.

Sulmuesi kosovar, sot ka udhëtuar për në Itali, ku nesër do të kryen testet mjekësore për te klubi i ri, Lazio.

Sipas gazetari të njohur italian, Di Marzio, Muriqi nesër do të prezantohet të Lazio, ndërkaq sot po qarkullon një fotografi e sulmuesit prizrenas, ku shihet në aeroport duke u nisur për në Itali.

Thuhet se Muriqi do t’i bashkohet Lazios për çmimin 18 milionë euro.


Shtuar 13.09.2020 10:37