Lufta kundër koronavirusit, Xavi dhuron 1 milion euro (VIDEO)

Xavi Hernandez ka treguar bujarinë e tij, duke ndihmuar luftën kundër Covid19.

Trajneri i Al-Sadd dhe ish lojtari i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka dhënë një donacion të madh, si kontribut kundër koronavirusit.

Ikona e Barcelonës ka dhuruar 1 milion euro për një spital në Barcelonë, për t’i ndihmuar ata në luftën kundër Covid.

Spitali po trajton pacientët që po vuajnë nga Covid19, por donacioni i Xavi do të shërbejë edhe në kërkimet për një kurrë kundër këtij virusi.

Lajmin për ndihmën e Xavi e ka konfirmuar edhe spitali, përmes faqes zyrtare në ‘Twitter’.


Shtuar 4.04.2020 16:56