Milani rikthen interesin për mesfushorin e Barcelonës

E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo raporton se Milani do të tentojë edhe një herë ta transferojë Ivan Rakiticin nga Barcelona gjatë afatit kalimtar, mirëpo paga e tij prej tetë milionë eurosh në vit mbetet problem i madh për kuqezinjtë.

Sipas gazetës spanjolle, Milani do të tentojë për herë të tretë t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit kroat të Barcelonës, Ivan Rakiticin, duke e transferuar atë në San Siro në fund të këtij sezoni.

Të lidhura

None found

Drejtuesit e Milanit e shohin Rakiticin si një lider dhe yll që do të ndihmonte shumë jo vetëm në repartin e mesfushës, por do t’i udhëzonte edhe lojtarët më të rinj të skuadrës së Milanit për zhvillimin e tyre në karrierë.

Kroati 32-vjeçar ka kontratë me Barcelonës të vlefshme deri në qershor të vitit 2021, mirëpo katalonasit do të duhet ta shesin atë gjatë këtij afati kalimtar të verës për të mos e humbur për asnjë vend gjatë verës së ardhshme.

Megjithatë, Milani përballet me dy probleme në tentimin për ta siguruar transferimin e Rakiticit. Fillimisht, kuqezinjtë përballen me garë nga Sevilla e pastaj e kanë problem ta përballojnë edhe pagën e tij prej tetë milionë eurosh në sezon.

Atletico Madridi gjithashtu thuhet se është njëri ndër opsionet e Rakiticit për të ardhmen e tij, mirëpo Barcelona do të preferonte ta shesë atë në Itali, ku edhe Interi ishte interesuar për kroatin në të kaluarën.


Shtuar më 4.04.2020 17:12

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş