Liverpool në “pole position” për Timo Werner

Sulmuesi gjerman, Timo Werner është një nga sulmuesit më të mirë në botë momentalisht.

Golat pa limit me Liepzig në Bundesligë kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha Europiane.

‘The Athletic’ bën të ditur se Liverpool janë skuadra favorite për nënshkrimin e lojtarit.

Jurgen Klopp është i vendosur që të shtojë një sulmues në skuadër, dhe 23 vjeçari gjerman është lojtari që prinë në listën e dëshirave të Klopp.

Werner, i cili është edhe në radarin e Chelsea e Bayern Munich, ka shënuar 20 gola në 20 ndeshje të Bundesliga këtë sezon.


Shtuar 9.02.2020 13:42