Legjenda e Milanit krahason Koronavirusin me Çernobili

“Jam në Londër, për gati 10 ditë jemi mbyllur në shtëpi, e jetojmë këtë moment të vështirë me shpresën se gjërat do të përmirësohen dhe e vetmja zgjidhje është të qëndrojmë në shtëpi dhe t’u japim mjekëve mundësinë për të bërë sa më mirë punën e tyre.
Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë të shkëlqyeshme, ata janë heronjtë e kohës sonë”.

Kështu shprehet Andriy Shevchenko në një video-intervistë me Sky Sport. Ish-sulmuei i Milanit dhe Chelsea-t, aktualisht trajneri i Ukrainës, e dinë mirë se çfarë do të thotë të jetosh i mbyllur në shtëpi dhe në rrethana shumë të vështira.

“E kam përjetuar një moment shumë të ngjashëm, kam qenë 9 vjeç kur u shpërtheu uzina e Çernernobilit dhe ishte shumë e vështirë,” – shtoi Sheva. – “E përsëris, mundësia e vetme është të ndiqni kufizimet pa bërë marrëzi, nuk e dimë nëse jemi pozitivë apo jo, nëse mund të infektohemi nga njerëz asimptomatikë, duhet të mendojmë për veten dhe njerëzit që mund të infektojmë”.


Shtuar 28.03.2020 16:36