Kontakt me mjekun pozitiv me COVID-19 në Dibër, ndahet nga jeta 66-vjeçarja

Edhe në Maqedoninë e Veriut fatkeqësisht vijon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi.

Mwsohet se sot wshtw është ndarë nga jeta një 66-vjeçare nga Struga.

Ajo është bërë zyrtarisht viktima e katërt e infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ndërsa mësohet se ndërroi jetë sot në mëngjes, ku mësohet se më herët ka qenë në Dibër.

66-vjeçarja atje ka pasur kontakte me një mjek që më pas rezultoi i infektuar me COVID-19.

“Për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientit, mjeku amë ka rekomanduar shtrimin në spital në repartin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Ohrit.

Ministria njofton hetim të plotë të rastit për të përcaktuar nëse ka pasur lëshim mjekësor”- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë në vendin fqinj.

Ajo e zhvilloi testin vetëm katër ditë më parë, teksa sot është ndarë nga jeta. Edhe burri i saj ka rezultuar pozitiv.


Shtuar 28.03.2020 16:40