Kritikoi klubin, Bayerni refuzon të paguajë më tepër kapitenin

Bayern Munich raportohet se ka refuzuar t’i ofrojë Manuel Neuerit më shumë para për shkak që ai kishte kritikuar klubin.

Kurse për Chelsea ky mund të jetë një lajm i mirë pasi që ata janë të interesuar për transferimin e portierit gjerman.

“Ajo që më irriton është se të gjitha bisedimet që kam pasur këtu që nga viti 2011 u zhvilluan gjithmonë me shumë konfidencialitet. Asgjë që nuk ka dalë kurrë jashtë” ka thënë Neuer.

Ai u shpreh i brengosur që bisedimet e tij me klubin po dalin në media


Shtuar 23.04.2020 08:49