Klopp beson se futbolli është i bukur edhe pa tifozë

Trajneri i Liverpool, Klopp, ka dhënë disa komente për BBC, lidhur me lojën e futbollit që do të zhvillohet pa tifozë.

Mosprania e tifozëve në stadiume nuk ia zbeh bukurinë lojës së futbollit, sipas qëndrimeve të gjermanit.

“Shikoni, futbolli është një lojë ku ne kemi të njëjtat situata pak a shumë. Ne luajmë kundër një skuadre tjetër”, ka thënë Klopp.

“Ne nuk duhet të jemi në më të mirën tonë, ne duhet të jemi në më të mirën të mundshme dhe kjo është pikërisht situata për skuadrat tjera”, ka shtuar gjermani.

“Kurdo që të fillojmë, ne do të kemi kohën e njëjtë për përgatitje. Do të jemi në formë të mirë dhe këtë duhet ta përdorim pastaj”.

“Ne të gjithë filluam të laujmë pa tifozë dhe e donim këtë lojë jo për shkak të atmosferës në stadium”, tha ndër të tjerash Klopp.

Përkundër mungesës së tifozëve, skuadra si Dortmund, Hertha e të tjera në Bundesliga u kujdesën të jepnin spektakël në fushat e blerta.


Shtuar 16.05.2020 17:31