“Jam i kënaqur me lojtarët”, flet Pirlo pas miqësores: Sulmues i ri? Po, më duhet sa më shpejt!

Fitore bindëse e Juventusit , të cilët mundën Novara-n në një ndeshje miqësore (5-0) pikërisht një javë përpara debutimit të tyre në kampionat kundër Sampdoria. “Unë jam i kënaqur sepse kishim vetëm dy ditë në dispozicion për t’u stërvitur të gjithë së bashku – nënvizon për Sky Sport traineri i bardhezinjëve Andrea Pirlo. Djemtë ishin të përkushtuar, kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Çfarë do të shohim në debutimin në kampionat? “Ne jemi duke provuar zgjidhje të ndryshme, në pjesën e parë kemi provuar mbrojtjen me 4, ndërsa në pjesën e dytë kemi luajtur me tre prapa. Pra, ne jemi duke provuar më shumë zgjidhje për të parë edhe lojtarët që kemi në dispozicion. Ne kemi ende një javë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen. Ekipi duhet të jetë entuziast, kemi një sezon të gjatë përpara dhe ka kohë ende për të punuar së bashku.

A e ndjeni presionin pas fjalëve të Elkann? “Unë jam trajneri i Juventusit, është normale që kushdo që vjen këtu duhet të fitojë. (Elkann deklaroi dje se Juventus synon të fitojë titullin e 10-të rresht në kampionat).

Juventus po kërkon një sulmues për të kompletuar skuadrën. Sa shume iu duhet? “Po, më duhet dhe sa më shpejt të jetë e mundur, edhe pse merkato është e gjatë dhe ka kohë”.

Si ndihet Cristiano Ronaldo? “Ai është mirë, lëviz me lehtësi, është i gatshëm për një sezon të madh”.

Juventusi kërkoi të kishte një pjesë të stadiumit me tifozë? “Ne shpresojmë. Kemi nevojë për ta, si dhe e gjithë bota e futbollit”, tha trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.


Shtuar 13.09.2020 13:15