Interi e ndan mendjen, mban Sensin dhe shet Nainggolanin

Sensi ka pësuar dëmtimin e pestë sezonal tek Inter, por kjo nuk po pengon ‘Zikaltërit’ që të mendojnë për mos blerjen e tij.

Fabrizio Romano siguron që Inter dëshiron të mbajë në skuadër 24 vjeçarin, pasi planifikojnë të përdorin atë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke punuar në rikuperimin e tij gjatë kësaj vere.

Inter vazhdojnë të jenë të interesuar edhe për talentin e Brescias, Sandro Tonalin, teksa paralajmërohet shitja e Nainggolan.

Cagliari mund të blejë gjithë kartonin e Nainggolan, me Inter që nuk pritet t’i vendosë një kosto të lartë atij.


Shtuar 21.06.2020 08:56