Havertz akoma më pranë Chelsea, “blutë” nisin bisedimet me agjentin e lojtarit

Blutë deri tani kanë siguruar dy transferime, atë të Hakim Ziyech nga Ajax dhe Timo Werner nga RB Leipzig.

Por duket se planet e Frank Lampard nuk mbarojnë me kaq.

Eksperti i transferimeve, Nicholo Schira pretendon se Chelsea dëshiron Kai Havertz dhe janë në bisedime me agjentin e tij, përcjell lajmi.net.

Skuadra londineze është e gatshme t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare lojtarit (8 milionë në vit) dhe në ditët e ardhshme do të hapin bisedime me Bayer Leverkusen.

Për momentin, drejtoresha e përgjithshme e Chelseat Marina Granovskaia udhëheqë garën për lojtarin gjerman.


Shtuar 7.07.2020 13:57