Një ish-pjesëtar i UÇK-së thirret nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vazhduar dërgimin e ftesave për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kësaj radhe Specialja e ka ftuar për intervistim Elbasan Shoshaj nga Prizreni. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i OVL e UÇK, Hysni Gucati.

“Sot morra lajmin që bashkluftëtari nga Prizreni , Elbasan Shoshaj është ftuar nga Gjykata Speciale. Edhe ky luftëtar i lirisë do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka shkruar Gucati.

Kujtojmë se presidenti Thaçi dhe deputeti Kadri Veseli akuzohen nga Speciale për krime dhe vrasje.


Shtuar 7.07.2020 14:08