Gjyqtarët e ndeshjes Juventus – Inter, vetëkarantinohen

Gjyqtari i ndeshjes Juventus – Inter, Marco Guida janë në vetëkarantim.

Ata kanë marrë këto masa pasi kishin ndarë drejtësinë në ndeshjen Juventus – Inter, e më vonë Daniele Rugani i Juves rezultonte pozitiv në koronavirus.

Të dyja skuadrat kanë marrë masat mbrojtëse që të jenë të sigurta, pasi mbrojtësi ‘Biankoneri’ i cili ishte në bankën rezervë dhe nuk luajti, u gjet me Covid-19.

Gjyqtarët që ndanin drejtësinë në këtë ndeshje nuk kishin shfaqur simptoma të gripit dhe kështu akoma nuk janë testuar.

Serie A është kampionati me më së shumti lojtarë të prekur nga ky virus.


Shtuar 14.03.2020 15:51