E vështirë për ta besuar, Juventus ka ofruar Ronaldon te Barcelona?

A e keni menduar ndonjëherë Cristiano Ronaldo në fanellën e Barcelonës, duke luajtur përkrah Lionel Messit.

Epo, një gjë e tillë ka mundur të ndodh, së paku sipas raportimit të Guillem Balague, gazetarit të njohur spanjoll.

Ai bën të ditur se Juventus ka ofruar Cristiano Ronaldon te Barcelona, për të reduktuar pagën e madhe të portugezit.

Kampionët e Serie A janë goditur shumë nga kriza e pandemisë COVID-19, dhe po kërkojnë të “heqin qafe” kontratën e madhe të Ronaldo, dhe kështu kanë kontaktuar Barcelonën.

Ronaldo ka qenë golashënuesi më i mirë i Barcelonës në sezonin e fundit me 35 gola në të gjitha garat.


Shtuar 13.08.2020 06:34