Dortmundi i Haaland i thellon krizën Werderit të Rashicës (VIDEO)

Werder Bremen është mposhtur në shtëpi nga Borussia e Dortmund duke thelluar kështu akoma më shumë krizën.

Edhe psë në transfertë, Dortmund dëshmoi se këtë sezon është një pretendent serioz për të fituar titullin në Bundesligë.

Miqtë shënoi fitore me rezultat 2:0, falë golit të shënuar nga Dan-Axel Zagadou në minutën e 52-të dhe golit të shënuara nga talenti në superfornë Erling Haaland në minutën e 66-të të ndeshjes.

Milot Rashica nuk arriti të lë gjurmë të mëdha në këtë ndeshje dhe për këtë arsye u vlerësua me notë 6.7. Megjithatë, kosovari i pati tri goditje në këtë ndeshje – njëra brenda kuadratit të portës, njëra jashtë dhe tjetra u bllokua nga një mbrojtës i Dortmundit.

Me këtë fitore, Dortmundi mbetet vetëm katër pikë larg Bayernit, që është lider i tabelës së Bundesligës. Ndërsa, Bremeni është i radhitur në pozitën e parafundit në ligë, në vendin e 17-të me 17 pikë të grumbulluara.


Shtuar 22.02.2020 16:36