Del Piero thurr elozhe për Zidane

Alessandro del Piero foli për trajnerin aktual të Real Madridit, ish-shokun e tij të skuadrës, në një “live” në Instagram: “Ishin pesë vite të mrekullueshme me të. Ai, gjithashtu, i dha shumë Realit dhe kombëtares franceze.

Zizou, kur arriti te Juventusi, ishte një djalë i heshtur, shumë i përulur, por u integrua mjaft mirë në grupin tonë. Në Torino u rrit shumë, edhe pse tashmë kishte cilësi. Në fakt, te Juventusi u përmirësua në shumë aspekte, gjë që e ka pranuar edhe vetë në kaq shumë raste.

E përsëris, ishin pesë vite të mrekullueshëm. Ne ishim në gjendje të fitonim më shumë, nga këndvështrimi i lojës, kënaqësisë, teknikës… Zidane ishte vetë futbolli i pastër, bio. Ajo që bëri ishte e jashtëzakonshme”.


Shtuar 1.05.2020 17:46