De Ligt mërzitet në karantinë, detyron partneren e tij ta qethë, por nuk shkon gjithçka siç duhet (VIDEO)

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt duket se nuk po e përjeton shumë mirë karantinën, teksa një nga problemet më të mëdha që ka hasur ka qenë mungesa e një berberi.

Në këtë situatë, holandezi është bërë shumë pa qethur dhe ka detyruar partneren e tij të shërbejë si berber.

Modelja 20-vjeçare mori makinën dhe nisi ta qethë, por duke parë nga mimika e saj e fytyrës, kuptohet që jo gjithçka shkoi ashtu siç duhej.

Megjithatë De Ligt dëshironte të shpëtonte nga flokët e tij të gjatë dhe nuk interesohej aspak nëse do dilte mirë ose jo.


Shtuar 3.05.2020 16:32