Italia drejt fitores, si u ul sot kurba?

Italia duket se po i shpëton virusit Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 174 viktima, 300 viktima më pak se ditën e djeshme. Kështu numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me koronavirusin ka shkuar në 28,884.

Ndërsa numri i personave të infektuar në 24 orë është 1389, rreth 511 më pak se ditën e djeshme, duke e çuar numrin total të infeksioneve në 210,717.

Fatmirësisht numri i personave që fitojnë çdo ditë betejën me koronavirusin vazhdon të rritet dhe sot llogaritet 81,654 persona të shëruar.


Shtuar 3.05.2020 16:44