Vdes një person pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit në Prishtinë

Një person ka vdekur si pasojë e hedhjes nga kati i pestë i njërit prej konvikteve, ku po qëndronte në karantinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Me datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është përcjell me autoambulance në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, ka thënë ai.

KOHA merr vesh se personi është 26 vjeçar. Burime brenda QKUK-së kanë thënë se në urgjencë i njëjti është dërguar i gjallë e më pas ka vdekur.


Shtuar 3.05.2020 16:13