CR7 mbërrin në Torino, shoqërohet nga policia italiane drej karantinës (VIDEO)

Më në fund Cristiano Ronaldo ka arritur në Itali, përkatësisht në Torino për t’iu bashkangjitur skuadrës së Juventusit, transmeton IndeksOnline.

Ronaldo është rikthyer në Itali gjatë mbrëmjës së sotme, ndërsa Juventusi ka njoftuar të gjithë lojtarët se duhet të rikthehen në Itali që të fillojnë me stërvitjet individuale, derisa ato grupore do të jenë më 18 maj.

Portugezi u pa nën përcjelljen policore në Torino, ndërsa këto ditë do të fillojnë stërvitjet te Zonja e Vjetër, para që kampionati italin të rinis të luhet.


Shtuar 5.05.2020 06:55