51 vjeçari tapë në timon: Bën aksident, plagoset pasagjerja

Një shofer është arrestuar nga policia në Durrës pasi ka qenë i dehur në timon.

Për shkak të alkoolit, ai ka bërë aksident duke plagosur pasagjeren qe kishte ne makine.

Policia e Durresit ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin I. Sh., 51 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet 51-vjeçari.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në vijim të punës për ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

I. Sh., 51 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/litër, mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në mjet, shtetasja Dh. M., e cila pasi ka marrë mjekimin është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.


Shtuar 5.05.2020 07:00