Conte: Young do na shërbejë shumë

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Lecces. Përveç sfidës tekniku Italian preku dhe disa çështje të merkatos.

Kur u pyet në lidhje me afrimin e Ashley Young, Conte u shpreh se kishim nevojë për një lojtar që mund të na ofrojë disa zgjidhje.

Tekniku flet edhe në lidhje me shkëmbimin e dështuar Politano-Spinacola, ku thotë se do të mundohen të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e lojtarit të tyre.

NDESHJA E NESËRME- “Nuk do ta konsiderojmë kurrë si një ndeshje, që mund ta kalojmë pa vështirësi. Leçe është një kundërshtar serioz dhe kanë objektivin e tyre për të mbijetuar”.

ASHLEY YOUNG- “Nuk mund të mendosh se një lojtar, që ka firmosur vetëm dje të luajë nesër. Ai do të vazhdojë të stërvitet dhe them se javën e ardhshme do të jetë i gatshëm për Kaljarin. Young do të na shërbejë shumë. Te United i ka mbuluar të dy krahët e mbrojtjes. Kishim nevojë për një lojtar, që mund të na ofrojë disa zgjidhje. Ka shumë eksperiencë dhe do të na ndihmojë shumë”.

SHKËMBIMI MES POLITANO DHE SPINAZZOLAS- “Unë bëra një zgjedhje teknike, vlerësimet e mëtejshme do të bëhen nga të tjerët. Ne do e menaxhojmë situatën e Politanos, i cili zgjodhi të shkonte në Romë dhe dëshironte të qëndronte. Do mundohemi të gjejmë një zgjidhje sa më të përshtatshme për të”.


Shtuar 18.01.2020 15:05