Bregu: Ishim në një formë të mirë, në këto kohë as femrat nuk po na afrohen

Sulmuesi i Skënderbeut, Dejvi Bregu ka udhëtuar drejt familjes së tij në Vlorë, në këto ditë izolimi, ndërsa në një lidhje direkte me emisionin “FanZone” në Supersport 1, tregoi se vijon përgatitjet për të mbajtur trupin në formë, duke vrapuar buzë detit.

Si po e përballoni këtë situatë?

Të them të drejtën, shumicën e kohës jam në shtëpi dhe me oraret që na ka lënë shoqëria, dal në stërvitje. Është moment i vështirë, por duhet të mendojmë mbi të gjitha për shëndetin e njerëzve.

Ju vjen keq që u ndërpre kampionati?

Si unë, ashtu edhe Skënderbeu ishim në formë të mire dhe na vjen keq që u ndalua gjithçka, por që këto janë gjëra që nuk i vendosi as unë, as kushdo tjetër. Shpresoj që gjithçka të kalojë sa më shpejt dhe me sukses.

Të gjithë pritëm një transferim të Bregut në, drejt një tjetër kampionati…

Edhe unë do të doja transferimin në një tjetër kampionat, pasi dua të provoj veten në një ligë më të fortë, por ky është fati. Nuk ndodhi dhe nuk di çfarë të them. Të shpresojmë për në verë.

Me kë po e kaloni kohën?

Të them të drejtën në këtë kohe korone, as femrat nuk po na afrohen. Faleminderit për intervistën.


Shtuar 20.03.2020 17:52