Bayerni e do në skuadër Perisic, nis bisedimet me Interin për blerjen e kroatit

Skuadra e Bundeligës fillimisht pagoi pesë milionë euro për huazimin e kroatit, dhe duhet të paguajë edhe 20 milionë tjera, për transferimin e tij të përhershëm.

Duke folur për Gazzetta dello Sport, Rummenigge ka bërë të ditur se do të ulen dhe të flasin me Interin, në lidhje me Perisic.

|Perisic sapo është kthyer nga lëndimi i këmbës. Ne do të flasim me Interin sapo ai të ketë zhvilluar disa ndeshje|.

Raportet bëjnë të ditur se Inter janë të gatshëm të pranojnë ulje të çmimit deri në 10 apo 15 milionë për Perisic.

Vlen të ceket se Perisic tek Inter është transferuar në vitin 2015 nga Wolfsburg, dhe në 141 paraqitje për palën italiane, ka shënuar 37 gola.


Shtuar 21.05.2020 11:41