Studentët u bëjnë thirrje Kurtit t’ i përfshijë në paketën e emergjencave

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve ‘’Demokracia Studentore’’ përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të përfshihen edhe studentet në paketën emergjente.

“Ne si studentë jemi kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na u bëhet presion nga fakultetet për ti kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj ne kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në këtë kohë të pandemisë t’i përfshi të gjithë studentët në pakon emergjente, pasi që studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”, thuhet në eklaratë.

Gjithashtu theksohet se studentët në Kosovë nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga familja, prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë konsideratë ndaj studenteve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë të pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID -19 dhe të marrë një vendim për t’i përfshirë të gjithë studentët në paketën emergjente.


Shtuar 21.05.2020 11:46