Sfidoi policinë e ngriti Vlorën në këmbë nga të shtënat, kush është i dënuari për vrasje

Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm pasi shtiu zjarr ndaj forcave policore.

Ai ka tentuar t’i ikë forcave të policisë të cilat kishin shkuar për ta arrestuar dhe me armë në dorë ka qëlluar drejt efektivëve.

Këta të fundit i janë përgjigjur duke hapur zjarr dhe në këto rrethana, Jonuzi ka mbetur i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Xhevahir Jonuzi renditej në listën e policisë si një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës.

Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. /albeu.com/


Shtuar 18.01.2020 08:24