Asani e nis mbarë me AIK, tund rrjetën në debutim (VIDEO)

AIK ka fituar 2-1 miqësoren e sotme përballë Karlstad dhe goli i fitores është shënuar nga Jasir Asani.

Rrjeta e parë suedeze për ish-lojtarin e Partizanit. 24-vjeçari nga Shkupi e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi golin e dytë të ekipit të tij në minutën e 72-të duke regjistruar një debutim pozitiv.

Kampioni në vendin nordik nis në pranverë dhe AIK luan ndeshjen e parë përballë Hacken me datë 6 prill. Klubi i njohur suedez po zhvillon fazën përgatitore, teksa do të luajë dy ndeshjet e radhës miqësore ndaj Vasteras dhe Sundsvall.


Shtuar 18.01.2020 15:52