Vangjel Dule: Pa të drejtat e minoritetit, Shqipëria s’ka rrugë për në BE!

“Herët a vonë respektimi i të drejtave të minoriteteve do të bëhet realitet se rrugë tjetër nuk ka”

Vangjel Dule shprehet se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri është një sfidë e papërmbushur.

Në krah të ambasadores greke në vendin tonë Dule i lejon vetës të flasë më gjuhën e Athinës zyrtare duke i bërë presion vendin tonë me bllokimin e integrimin në rast se nuk ka përmirësim të kushteve për grekët që jetojnë në territorin shqiptar.

Vangjel Dule: “Herët a vonë respektimi i të drejtave të minoriteteve do të bëhet realitet se rrugë tjetër nuk ka. Është një shkallë që pa e ngjitur nuk mund të arrihet në integrim. Nuk mund të kapërcehet.”

Mungesa e legjislacionit dhe diskriminimi i minoriteteve sipas Vangjel Dules janë problemet kryesore të minoriteve në vend.

Vangjel Dule: “Pse minoritetet në Mal të Zi duhet të kenë të drejtat e tyre për festimin e festive kombëtare ndërsa tek ne kjo nuk mund të jetë e rregulluar me ligj. Nuk mund të jemi në rolin e strucit që fut kokën në rërë kujtojmë se të tjerët nuk e shikojnë realitetin në vendin tonë.”


Shtuar 18.01.2020 15:48