Rama humb sërish gjyq, shkarkoi pa të drejtë zv.kryeminsitren

Kryeministri Edi Rama ka humbur një tjetër gjyq përballë ish-zv/kryeministres teknike Ledina Mandija.

Burimet bëjnë me dije se Mandija ka fituar gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama për shkarkim të padrejtë nga detyra.

Rama do ta paguajë Mandijan me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm.

Mandija ishte drejtuese e Avokaturës së Shtetit në vitin 2013 kur Rama urdhëroi largimin e saj.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Mandija erdhi si propozim i kryedemokratit Lulzim Basha dhe u vendos drejtuese e “Task Force” për monitorimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. /albeu.com/


Shtuar 18.01.2020 15:55