Alessandro Del Piero publikon një foto solidarizuese nga Tirana (FOTO LAJM)

Italia po kalon një moment të errët, pasi koronavirusi ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe të infektuar.

Për gjëndjen tragjike që po kalon shteti fqinj, sheshi “Skënderbej” në Tiranë u ngjyros me flamurin italian në shenjë solidariteti.

Foto nga Tirana, është publikuar në rrjetin e tij social në Instagram, edhe nga legjenda e futbollit italian dhe të Juventusit, Alessandro Del Piero.

Me shenjën e lutjes, Del Piero ka falenderuar Tiranën për solidarizimin me Italinë.


Shtuar 23.03.2020 20:55