Infektohet me koronavirus djali i deputetes së PS-së (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në Fier janë konfirmuar me COVID-19 3 persona në Fier.

Albeu.com mëson se një ndër shtetasin e prekur është edhe djali i deputetes së PS, Antoneta Dhima.

Mësohet se e gjithë familja e deputetes Dhima tashmë është në karantinë në banesën e tyre në Fier.

26-vjeçari pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është sjellë në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin mjekësor.

Në një deklaratë për Abcnews, deputetja e PS ka deklaruar se djali i saj është treguar i kujdesshëm dhe nuk e di se ku është infektuar me COVID-19. /albeu.com/


Shtuar 23.03.2020 20:49