3 humbje në 4 ndeshjet e fundit, lojtari i Liverpoolit zbulon fjalët e Klopp

Liverpool ishte duke zhvilluar një super sezon deri në 4 ndeshjet e fundit ku ka regjistruar 3 humbje.

“The Reds” vazhdojnë të udhëheqin bindshëm në Premierligë në rrugëtimin drejt titullit, por brenda 15 ditëve kanë pësuar tri humbje, duke u mundur në Ligën e Kampionëve nga Atletico Madrid, në Premierligë nga Watford dhe në FA Cup nga Chelsea.

Mesfushori Adam Lallana, duke folur pas ndeshjes me Chelsea, ka zbuluar edhe fjalët që Jurgen Klopp ua ka thënë lojtarëve.

“Asgjë nuk shkoi keq, gjithmonë mund të humbisni ndeshje. Receta për të dalë nga kjo situatë është e thjeshtë, duhet të qëndrojmë së bashku, të rrimë së bashku dhe të përballemi me sfidat e radhës”, ka deklaruar Lallana.

Ai tutje ka zbuluar edhe fjalët që Klopp ua tha lojtarëve.

“Kur të vini në një stadium si ky, dhe nëse nuk jepni 100 për qind, dhe nëse bëni gabime të vogla, do të ndëshkoheni. Ndeshje të reja dhe të mëdha po na presin”.


Shtuar 4.03.2020 13:47