17 vjeçarja presion Balotellit: 100 mijë euro ose tregoj që ke fjetur me mua

Nw kohwn kur Balotelli luante nw Francw ka rwnw pre w njw shantazhi nga njw 18 vjecare.

Sipas gazetës “Giornale di Vicenza”, sulmuesi aktual i Brescias kishte një lidhje të shkurtër dashurie me vajzën nga Vicenza kur ajo ishte 17 vjeçe.

Në atë kohë, ajo e kishte siguruar sulmuesin italian se nuk ishte e mitur.

Por pasi kishin fjetur bashkë, thuhet se ajo e kishte zbuluar moshën e vërtetë dhe ia kishte kërkuar Balotellit plot 100 mijë euro për të heshtur.

Raportohet se ajo e kishte kërcënuar atë se nuk do të fliste vetëm për media, por se do ta akuzonte Balotellin edhe për sulm seksual.

Tani kjo çështje është në duart e policisë, pasi autoritetet në Vicenza e kanë kryer një hetim ndaj vajzës në fjalë.


Shtuar 16.02.2020 13:32