Vrau me thikë në zemër 33 vjeçarin, arrestohet djali i ish-drejtorit socialist

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Arbër Kotës, të riun i cili dyshohet se vrau me thikë në zemër 33 vjeçarin, Idajet Dulla.

Kota dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) 33 vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Kujtojmë se Kotaj është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj, i cili favorizoi lirimin e Lul Berishës nga burgu dhe në arrestua në vitin 2016, me kërkesë të prokurorisë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi:

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë një 33-vjeçar.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Shtuar 20.09.2020 07:19