Futbolli Evropian rikthehet plotësisht, në fushë Liverpool, Real e Juventus

Futbolli evropian do të sjell sot disa ndeshje interesante në dispozicion.

Vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit sot do të shkojë te ndeshja e Premierligës mes Chelsea dhe Liverpool.

Chelsea dhe Liverpool përballen në xhiron e dytë të Premierligës, me fillim nga ora 17:30.

Sot, në fushën e blertë kthehen edhe kampionët e Italisë dhe ata të Spanjës.

Juventus luan në shtëpinë e vet, kundër Sampdorias, me fillim nga ora 20:45.

Real Madrid nis sezonin e La Ligas në udhëtim, me përballjen kundër Real Sociedad, me fillim nga ora 21:00.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë ndeshjet për kampionët e Anglisë, Italisë e Spanjës.


Shtuar 20.09.2020 07:03