Vrasja e gjeneralit iranian, PD: Mbështesim SHBA-të

Partia Demokratike ka reaguar pas operacionit të sotshëm të SHBA-së, ku mbeti i vrarë gjenerali iranian Qasem Soleimani, bashkë me komandantin ushtarak të Irakut dhe disa ushtarakë të tjerë.

Në reagimin e selisë blu, thuhet se PD mbështet angazhimin e SHBA-së ndaj terrorit, ndërsa thekson se vendimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump për këtë akt ishte në mbrojtje të paqes dhe demokracisë.

Reagimi i PD:

Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit. Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes.

Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA,sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e akitv në përmbushje të detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, të udhëhequr nga SHBA


Shtuar 3.01.2020 16:30