Vera vjen përvëluese, në Greqi temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius

Vera po vjen, dhe këtë herë më me “vrull” se zakonisht.

Këtë e dëshmon rritja ekstreme e temperaturave edhe në Shqipëri, ndonëse vendi që po përballet me temperaturat më të nxehta është Greqia.

Parashikimet flasin se në Greqi gjatë gjithë kësaj fundjave do të ketë tempereatura ekstremisht të larta, ndërsa në disa zona do të arrijnë deri në mbi 40 gradë Celsius.

Rënia e tyre do të nis të hënën e veçanërisht të martën e ardhshme por që do të jetë graduale.

Temeraturat mesatare për sezonin pritet të kalojnë 10 gradë Celsius dhe sinoptikanët grek flasin se do të jetë më i madhi i regjistruar në të gjithë planetin në ditët në vijim. Një dukuri e tillë po vihet re në Mesdheun Lindor npas 10 ditorëshit të parë të Majit.


Shtuar 16.05.2020 19:48