U ndalua për kontroll ndaj COVID 19, kapet në Itali durrsaku me dhjetra kg ”të bardhë”

Policia italiane ka arrestuar një shofer shqiptar u arrestua në Bari, pasi në mjetin që drejtonte u gjet e fshehur lëndë narkotike e llojit kokainë dhe heroinë.

Sipas mediave italiane, droga ishte fshehur në një mënyrë tepër profesionale nga ana e shoferit shqiptar. I ndaluari, 47 vjeçar nga Shqipëria, e kishte pasur vendin e nisjes së udhëtimit nga Durrësi, pasi deklaroi arsyet e udhëtimit, ose dorëzimin e një ngarkese të paketave të veshjeve në provincat e Piacenza dhe Bergamo të shoqëruar nga vetë-vërtetimi i përshkruar ka treguar shenja të dukshme se diçka nuk shkonte me ngarkesën që kishte.

Karabinierët kanë aktivizuar menjëherë qentë e antidrogës, të cilët nisën të nuhasin në kamion, pasi brenda kishte lëndë narkotike, ndryshe nga se kishte thënë shqiptari. Kontrolli për Covid-19 u shndërrua kështu në një aksion për të parandaluar veprimtaritë e grupeve të dyshuara kriminale ndërkombëtare për trafik droge.

Pas disa orëve kërkim, në kamion, në një vend të fshehtë, u gjet sasia e drogës. Shpejt u zbulua se në kamion kishte 12 kilogramë kokainë dhe 8.8 kg heroinë. Pas kësaj, shoferi i kamionit u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, duke respektuar rregullat e Covid-19. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar kanalet e furnizimit me drogë dhe rrugët nga shkonin trafikantët në Itali.


Shtuar 10.04.2020 13:44