U gjobitën me 500 euro, Manastirliu justifikon mjekët: Ata që fitojnë, dinë dhe të festojnë!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbrëmjen e sotme ka pritur në aeroportin “Nënë Tereza” 30 mjekët dhe infermierët që përfunduan misionin në Itali në spitalin e Brescias.

Manastirliu u shpreh krenare për të gjithë stafin dhe theksoi se eksperienca e marrë do jetë sipas saj, e vlefshme për sistemin tonë shëndetësor.

Gjatë momentit të pritjes në aeroport është cekur edhe festa që mjekët bënë në Itali për të cilën u gjobitën me nga 500 euro.

Një nga mjekët ka thënë: “Ata që fitojnë, dinë edhe të gëzojnë”, gjë që ka gjetur edhe mbështetjen e Manastirliut, ku kjo e fundit ka konfirmuar të njëjtën frazë.

“Rezultatet e testit të djeshëm tregoi që jeni të gjithë negativë dhe për këtë jam e kënaqur. E di që keni patur në një moment edhe jeni relaksuar por kjo është një histori e kaluar. Por ata që fitojnë dinë edhe të gëzojnë Ju jeni heronjtë modern të Shqipërisë,”- ka thënë Manastirliu.


Shtuar 30.04.2020 21:36