U arrestuan për sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael, gjykata i shpall të pafajshëm pas 4 vitesh

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion shpalli të pafajshëm katër persona të arrestuar para katër viteve si te dyshuar për një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Për shtetasit Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani janë rrëzuar të gjitha akuzat. Ata u vunë në pranga ne vitin 2016 si të dyshuar për një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Tashmë drejtësia shqiptare vendosi pushimin e çështjes.

Këta shtetas dyshoheshin për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”, “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Organizata Terroriste”.

Kërkesa për pushimin e kësaj çështjeje është bërë nga vetë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ose SPAK siç njihet të cilën Gjykata e pranoi duke pushuar masat e sigurisë ndaj tyre.


Shtuar 20.05.2020 12:28