Thellohet skandali: Blerim Bizgjoni ka abuzuar s*eksualisht edhe me një vajzë tjetër

Detaje të reja tronditëse mësohen rreth 46 vjeçarit Bkerim Bizgjoni nga Pogradeci, ku mësohet se 13 vjeçarja nuk ishte e vetmja “pre” e tij.

Policia ka identifikuar vajzën tjeter që mendohet se ka pasur marrëdhënie me abuzuesin Blerim Bizgjonin, para se e mitura të shkonte në banesë.

Duke ju referuar dëshmisë së të miturës, një tjetër vajzë jetonte para saj në banesën e 46 vjeçarit dhe se ai e dëboi kur kjo e fundit shkoi aty, policia duket se ka mundur të identifikojë edhe vajzën tjetër dhe po heton nëse ajo ka qenë pre e abuzimeve seksuale.

Mësohet se ka qenë bashkëshortja e 46-vjeçari ajo që iu ka kërkuar prindërve ta merrin vajzën e tyre, pasi po i shkatërron familjen.

Pasi gjykata të sigurojë provën, vajza do të largohet në një vend tjetër me te sigurt për të shmangur çdo lloj kërcënimi apo presioni që mund t’i behet asaj.


Shtuar 13.09.2020 13:08