Tërmeti, brenda 20 ditëve caktohen tokat shtetërore ku do ngrihen shtëpitë e reja

Në një dalje për mediat ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se brenda 15, maksimumi 20 ditëve, bashkitë do të kenë të përcaktuar zonën se ku do të ndërtohen qytezat e reja për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Procesi konkret ka filluar që ditën e tërmetit, ka vazhduar me akomodimin e të gjithë qytetarëve që humbën shtëpitë e tyre. Në 2 janar, kryeministri ka kërkuar nga bashkitë në zonën e emergjencës, të gjithë kryetarëve të bashkive të fillojnë procesin ligjor të përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane.

Brenda 20 ditëve do të kemi të përcaktuar në të gjithë territorin të tokave ku do të ndërtohen banesat individuale apo edhe qytezat urbane”, tha Ahmetaj.

Ai u shpreh se të gjithë personat që janë prekur nga tërmeti duhet të bëjnë aplikimet pranë bashkive përkatëse.

“Do bëjmë të gjithë listën ligjore të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe janë vlerësuar banesat e tyre si të pabanueshme apo edhe ato që në referencë të atyre kritereve, si banesa që kanë nevojë për rikonstrukion. Kryetarët e bashkive nga nesër do të duhet që të ngrenë menjëherë një platformë aplikimi për qytetarët që janë dëmtuar në ato referenca. Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti në banesat e tyre, menjëherë me hapjen e platformës të aplikojnë. Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Do i duhet bashkisë dhe këshillit të ministrave të hartojnë projektin, ose që do të ndërtojnë qytezat apo dhe njësitë individuale.

Në të njëjtën kohë një vendim është caktimi i rregullave për hartimin e planit dhe infrastrukturës publike. Ky është një vendim shtyllë në proces sepse i detyrën bashkitë që menjëherë në bazë të atyre tokave, brenda 30 ditësh të bëjnë planet e detajuara, masterplane, pa këto nuk kalojmë dot në fazën e rindërtimit. Në të njëjtën kohë kaluam edhe vendimin për rregullat dhe procedurat e kompensimit për akomodimin e atyre që janë dëmtuar. Që nga dita e parë jemi kujdesur që askush të mos mbetet në çati që nga strehimi në hotele deri tek akomodimi në shtëpitë e reja.

Vendimi katërt është përcaktimi i rregullave për përfitimin e granteve të rindërtimit, të lehta mesatare, të rënda dhe të rënda, ku do të përdoren grante të riksonstruksionit, për ata banesa që do të vlerësohen që janë të banueshme me kusht rikontruksioni. Ato do kenë dy mënyra përdorimi, direkt me anë të një miniprojekti, ose nëpërmjet bashkitë respektive e cila mund të aplikojë rikonstruksion të përqendruar”, tha Ahmetaj.


Shtuar 6.01.2020 15:24