Telefononte dhe fyente shtetasen, kapet 18 vjeçari në Përmet

Policia e Përmetit ka arrestuar ditën e sotme një 18-vjeçar, i cili ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme një qytetare me inicialet A. K. 18-vjeçari telefononte dhe fyente shtetasen në fjalë, madje dhe e përndiqte në rrugët e qytetit, duke e kërcënuar përmes gjesteve fizike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit N. T. ,18 vjeç, banues në Përmet, pasi në mënyrë të përsëritur ka përndjekur duke e fyer dhe kërcënuar nëpërmjet gjesteve fizike, verbale dhe thirrjeve telefonike shtetasen A. K.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 23.09.2020 13:57