Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, thirret në prokurori Sali Berisha dhe Ylli Rakipi

Prokuroria ka kërkuar thirrjen e 10 dëshmitarëve, për të hedhur dritë mbi vrasjen e Azem Hajdarit.

Në mesin e tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, Ylli Rakipi dhe Jaho Mulosmani të cilët janë thërritur për të dëshmuar lidhur me autorin e dyshuar Izet Haxhinë.

Ndërkohë në seancën e radhës, mbrojtja e Izet Haxhisë pritet të paraqesë kërkesë në gjykatë për thirrjen si të pandehur të Sali Berishës, Jaho Mulosmanit, Zenel Nezës, dy motrat Aishe e Zylfie Haklaj, si dhe plakun e Haklajve, Muharrem Haklaj.

Mbrojtja do kërkojë edhe një material audio regjistrimi mes Fatmir Haklajt dhe Muharrem Haklajt, përmes së cilit pretendohet të arrihet në pafajësinë e Izet Haxhisë.

Kujtojmë se Haxhia ka qenë truproja i parë i Sali Berishës.


Shtuar 23.09.2020 13:54