Shtrëngime duarsh e përqafime, çfarë humbët nga takimi i opozitës me mazhorancën (FOTO LAJM)

Ditën e sotme tryeza për Reformën Zgjedhore mblodhi Oerd Bylykbashin në emër të PD, Petrit Vasilin në emër të LSI-së, Damian Gjiknurin, bashkëkryetar i Komisionit të Posacëm dhe Rudina Hajdarin.

Në fotot e realizuara nga LSA, nuk ka munguar shtrëngimi i duarve me “kundërshtarin’ politik, Damian Gjiknuri.

Po ashtu bie në sy dhe ftohja me Rudina Hajdarin, e cila në foto duket që mban qëndrim karshi ish-kolegëve të opozitës.

3 kushtet e opozitës

Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente,
gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.


Shtuar 14.01.2020 12:39